Deklarimet në etiketa janë gabim - nuk kanë kaloritë nga fibrat

15:09 / 27.02.2013
Nga vitet 1990 në etiketat shkruhen kaloritë e përgjithshme nga proteinat, karbohidratet dhe yndyrat në produkt, por nuk llogariten ato nga fibrat për ç'arsye janë shumë të pasakta.

Deklarimet në produkte shpesh reduktojnë vlerën kalorike të ushqimeve dhe pjata me corn-flakes ose muesli megjithatë nuk është kafjall aq i shëndetshëm siç duket, pohojnë shkencëtarët nga Shoqata e shkencëtarëve në Boston.

Ata kanë zbuluar që mesatarisht porcioni i drithërave përmban 20 kalori shtesë, ndërsa muesli 12 kalori më shumë se sa shkruhet në etiketë, shkruan Daily Mail. "Shumë produkte reklamohen si të shëndetshme, por edhe pse janë të tilla, nuk ndihmojnë në dobësim për shkak të vlerave më të larta kalorike", - ka thënë udhëheqësi i studimit, dr. Geoffrey Livesey.

Problemi shfaqet për shkak të mosllogaritjes së vlerave kalorike të fibrave në të ashtuquajturin ushqim i shëndetshëm në kaloritë e përgjithshme të produktit, për ç'arsye është e nevojshme të ndryshohen deklarimet në ushqime, theksojnë nutricionistët.

Tradicionalisht nga viti 1990 në SHBA dhe BE përmbajta e produktit llogaritet sipas sistemit të faktorëve të përgjithshëm dhe numërohen vetëm kaloritë që vijnë nga proteinat, karbohidratet dhe yndyrat, por jo edhe nga fibrat në ushqim.

"Konsumatorët me vite konsumojnë numër më të madh kalorive se sa kanë menduar nëse llogaritin sipas deklarimeve", thekson dr, Livesey. Ai shpjegon se si sasia e përgjithshme e kalorive në të gjitha llojet e produkteve ndonjëherë deklarohet gabimisht për madje një të katërtën e ushqimeve. /Telegrafi/
ta. 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.