Djemtë e shkurtojnë jetëgjatësinë e nënave

15:09 / 28.02.2013
Një studim ka vërtetuar se nënat të cilat kanë djem, jetojnë 6,5 muaj më pak. Mendohet se ata i bëjnë presion më të madh organizmit të nënës gjatë shtatzënisë.

Studimi ka zbuluar se nënat që kanë pasur më shumë djem, kanë jetuar për 8,5 muaj më pak sesa nënat të cilat kanë pasur vetëm vajza. Jetëgjatësia më e shkurtër është e pashmangshme, pa marrë parasysh pasurinë dhe statusin social të nënës. Por, gjinia e fëmijës nuk e shkurton jetëgjatësinë e babait.

Hulumtuesit sugjerojnë se ekziston një arsye biologjike pse femrat që kanë vetëm djem vdesin më herët. Një prej teorive është se djemtë rriten më shpejtë në mitër dhe janë më të rëndë për t'u bartur dhe kështu i bëjnë presion më të madh organizmit të nënës.

Megjithatë, studimi i Universitetit të Mançesterit ka zbuluar diçka tjetër. Femrat që bëhen nëna në vitet e tyre të tridhjeta, jetojnë më gjatë sesa ato që bëhen nëna derisa janë më të reja. Hormoni estrogjen që lëshohet në organizëm kur femra mbetet shtatzënë, mund të ndihmojë në zgjatjen e jetëgjatësisë, besojnë hulumtuesit. Edhe pse estrogjeni në mënyrë natyrore shënon rënie te femrat më të vjetra se 30 vjet, sasi të mëdha lirohen gjatë shtatzënisë. Ai ndihmon lëkurën, flokët, enët e gjakut si dhe mbron nga osteoporoza. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
10:22 / 21.05.2013
Johnny  Depp dhe Amber Heard

Depp nuk është më joshës për femrat

Të qenit seks simbol dhe joshës për femrat duket se nuk është më realitet për Johnny Depp, edhe atë për faj të së da...
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
9:47 / 21.05.2013

S’kthen kush kusur 1, 2 dhe 5 centë

Që nga qarkullimi i monedhës euro, në Kosovë bizneset nuk i aplikojnë monedhat e kuqe si kusur ndaj konsumatorëve, ato 1 ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.