Sa më pak punë të shtëpisë, më shumë kilogramë

15:47 / 11.03.2013
Femrat kohën që e kalojnë në punët e shtëpisë gati e kanë përgjysmuar në 50 vitet e fundit dhe ky reduktim i kohës së kaluar në aktivitetet e shtëpisë shndërrohet në reduktim të konsiderueshëm të shpenzimit të energjisë, respektivisht në kilogramë të tepërt.

Sipas rezultateve të hulumtimit të publikuar në revistën PloS. One, femrat në vitin 1965 mesatarisht kanë shpenzuar 25.7 orë në javë për përgatitje,gatim dhe larje rrobave. Ndërsa deri në vitin 2010 kjo kohë ka rënë në 13.3 orë në javë. Fshirja me fshesë elektrike për shembull shpenzon 238 kalori, ndërsa larja e banjës rreth 200 kalori. Kur kësaj i shtohet edhe më shumë ulje se sa më herët në zyrë ose në shtëpi pranë televizorit kjo mund të çojë deri te shtimi në peshë, thotë udhëheqësi i hulumtimit, Edward Archer, nga Universiteti i Karolinës Jugore në Columbia.

Sigurisht, koha më e shkurtër e kaluar në punët e shtëpisë nuk është ndryshimi i vetëm në 50 vitet e fundit. Mjetet për pastrim janë bërë më moderne, nga fshesat elektrike me të cilat menaxhohet më lehtë, makina për larje të enëve deri te pajisjet elektrike për ushqim.

Derisa në vitin 1965 femrat gjatë javës kanë kaluar mesatarisht tetë orë të ulura para televizorit, në vitin 2010 kanë shpenzuar dyfish më shumë kohë - 16,5 orë. Kjo do të thotë që kohën e kaluar në punët e shtëpisë e kanë zëvendësuar me uljen para televizorit dhe kjo është reduktim i madh i shpenzimit të energjisë thotë Archer, dhe shton që ky ndryshim pa reduktim të konsiderueshëm të konsumit të ushqimi gjatë viteve mund të shndërrohet në kilogramë të tepërt. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.