Testi i cili zbulon sëmundjen e Alzheimerit në fazën më të hershme

22:08 / 15.03.2013
Hulumtuesit britanikë kanë zhvilluar testin i cili zbulon sëmundjen e Alzheimerit në fazën e vet më të hershme. Testi kërkon kombinimin e markerëve në gjak, të cilët janë të ndryshëm te njerëzit e shëndetshëm dhe tek ata që ka filluar të zhvillohet sëmundja.

Universiteti në Nottingham tani punon në zhvillimin e testit të shpejtë dhe të lehtë për klinika. Kjo mund të nënkuptojë diagnostikim shumë më të hershëm dhe terapi më të mirë, kanë deklaruar hulumtuesit.

Testi përdor proteinat e njëjta të cilat janë të lidhura me sëmundjen e Alzheimerit. Me analizë të kujdesshme të gjakut të të sëmurëve, si edhe të atyre me probleme me kujtesën në fazën e hershme, hulumtuesit kanë gjetur markerët që janë shumë karakteristikë për këtë sëmundje. Kur përdoret me teknika tjera të diagnostikimit, ky test i gjakut mund të jetë shumë i dobishëm.

Profesor Kevin Morgan nga universiteti në Nottingham thotë që ende duhet të dëshmojnë që testi është valid dhe që ndoshta mund të kalojë një dekadë deri te aplikimi i tij në pacientë. Megjithatë, kombinimi i markerëve që kanë gjetur duket premtues.

"Gjetja jonë është ngazëlluese, sepse tregon që teknikisht është e mundshme të dallohen njerëzit e shëndetshëm nga ata me Alzheimer vetëm me ndihmën e testit të gjakut:
Testet e gjakut janë mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të ndihmuar caktimin e diagnozës. Ne jemi shumë të inkurajuar me këtë gjetje dhe përdorimin potencial në të ardhmen", ka deklaruar Morgan.

Ai ka shtuar se si ekzistojnë disa mënyra me të cilat ky test mund t'i ndihmojë pacientët, duke përfshirë edhe diagnozën definitive, e cila momentalisht nuk është gjithmonë e mundshme. Po ashtu, mund të ndihmojë ashtu që pacientëve t'u sigurohet terapia më adekuate. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
16:25 / 25.05.2013
Eva Longoria

Eva Longoria e lumtur që është ‘single’

Eva Longoria vazhdon të ndihet shumë e lumtur me jetën si e vetmuar, pasi thotë se nuk ka nevojë për një mashkull në je...
Teknologji
16:01 / 25.05.2013
YouTube me aplikacion të ri për Windows Phone

YouTube me aplikacion të ri për Windows Phone

Google dhe Microsoft kanë rënë dakord të bashkëpunojnë, dhe së bashku të krijojnë aplikacionin autentik të shërbimit...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.