Shenjat e qarta të flirtimit

22:18 / 16.03.2013
Flirtimi është i natyrshëm për të gjithë ne. Ju mund të mendoni se nuk dini gjë për flirtimin, megjithatë kur takoheni me dikë që ju pëlqen instinktivisht filloni të silleni ndryshe.

A ju ka tërhequr dikush që e keni takuar së fundi? A nuk mendoni se ndiheni ndryshe shumë papritur? Ndoshta, jeni ndier më e vetëdijshme për vetë trupin tuaj, ose keni buzëqeshur aq shumë sa keni ndier dhimbje në nofulla.

Shumë prekje
Prekja e njëri-tjetrit në mes të bisedës është një shenjë e qartë e flirtimit, sidomos nëse ato janë të panevojshme. Nëse miku juaj i këndshëm, gjen arsyetime për këtë, kjo është një shenjë e qartë flirtimi.

Tregon anën më të mirë
Në botën njerëzore përpjekjet për të bërë për vete dikë kanë të bëjnë drejtpërdrejt me përpje1get për të treguar anën tonë më të mirë.

Gëzohet kur ju sheh
Edhe kjo është një shenjë e qartë flirtimi dhe shihet sidomos nëse takoheni me këtë person papritur në rrugë dhe takoni sytë me njëri-tjetrin. Nëse ai gëzohet shumë, kur ju takon dhe e shpreh atë gëzim, edhe pse nuk kaloni aq shumë kohë bashkë, kjo është një shenjë e qartë se ju pëlqen.

Sytë shkëlqejnë
Një nga shenjat më të mëdha të flirtimit, që mund t'i shihni te dikush, është shkëlqimi i syve. Kjo është një shenjë që nuk mund të fshihet dhe vërehet edhe me zgjerimin e syve. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
11:32 / 19.06.2013

Fillon ekzekutimi i subvencioneve për grurë

Ka filluar ekzekutimi i pagesave direkte për grurë me rritje për 25 për qind nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.