Katër mënyrat më të pafavorshme për t’u ndarë

6:46 / 25.03.2013

Djaloshi me të cilin ishit në lidhje meriton një ndarje paksa më formale dhe duhet të gjeni mënyra të tjera se si ta lajmëroni ndarjen nga

Ndryshimi i statusit në ‘Facebook’’
Nuk ka asgjë të keqe me ndryshimin e statusit tuaj në ‘Facebook’ pas ndarjes, megjithatë nëse kjo ndodh si një mënyrë për ta informuar të dashurin tuaj për ndarjen dhe është diçka shumë e gabuar.

Nëpërmjet mesazhit
Përdorimi i telefonave mobilë në kohën e sotme është i domosdoshëm. Dërgimi i mesazheve e ka mundësuar një mënyrë më të shpejtë për të komunikuar, megjithatë përdorimi i kësaj metode për t’u ndarë nga i dashuri është diçka e tmerrshme.

Shmangia e tij
Nëse mendoni se në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë, e keni shumë gabim. Madje, kjo do të shkaktojë konfuzion dhe paqartësi te ai. Nëse nuk i tregoni se për çfarë arsyesh nuk doni ta shihni më, ai do të këmbëngulë që të takoheni.

Nëpërmjet shoqes
Kjo është një nga mënyrat më të ulëta për t’u ndarë me dikë. Kjo do të largojë atë ndjenjën e afërsisë mes jush dhe forcën tuaj për të vazhduar përpara. Edhe ju vetë do të dëshironit, për të mirën tuaj që t’ia tregoni të gjitha arsyet e ndarjes në sy. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.