Trajtimet estetike të femrave që nuk pëlqejnë meshkujt

0:04 / 2.04.2013

Disa femra thjesht nuk mund të bëjnë gjithçka si duhet dhe ja disa nga gabimet më të shpeshta.

Femrat pëlqejnë të rregullohen si për veten, ashtu edhe për mashkullin. Por, si edhe në të gjithë gjërat tjera, edhe këtu ka gjëra, të cilat gjinitë i përjetojnë në mënyra të ndryshme, prandaj është mirë të paralajmërohet gjinia më e ndjeshme për disa gjëra, që nuk u pëlqejnë meshkujve.

“Smokey eyes” është hit në disa vitet e fundit, por nëse e teproni me hijen, kapakët tuaj në vend të hijes joshëse do të frikësojnë mashkullin të cilin përpiqeni ta bëni për vete dhe do të bëni pikërisht të kundërtën nga ajo që prisni. Prandaj, duhet të jeni të moderuara.

Nuk kanë të gjithë ten hyjnor, ndërsa parregullsitë zakonisht fshihen me pudër. Por, nëse e teproni, dhe për më keq, bëni dallim jashtëzakonisht të dukshëm në mes fytyrës dhe qafës, meshkujt do të fillojnë të pyeten pse ju pengon pamja juaj natyrale ose do të mendojnë që nuk dini të rregulloheni.

Buzët e femrës tërheqin shumë meshkujt dhe është tërësisht në rregull t’i theksoni me ndonjë shkëlqim. Por nëse buzëkuqi është ngjitës dhe ju putheni, me siguri do të jetë puthja e fundit me atë mashkull.

Thonjtë janë po ashtu një nga dekorimet të cilat në kohën e fundit janë bërë shumë atraktivë, por edhe aty ka kufij që nuk duhen të kalohen. Thonjtë shumë të gjatë do të dërgojnë mesazhin që nuk ju bie ndërmend të punoni çka do në shtëpi, ndërsa shumica e meshkujve e konsiderojnë këtë gjë të metë dhe jo virtyt.

Nëse mbi të gjitha që u thanë sipër rastësisht shtoni edhe ekspozimin shumë të gjatë në solarium, të jeni të bindur që do të keni shumë probleme ta bëni dikë për vete. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.