Si ta bëni të dashurin tuaj të ju dojë edhe më shumë?

7:32 / 3.04.2013

A mendoni që i dashuri juaj nuk mund të ju dojë më shumë? Shumicën e kohës vajzat thjesht mësojnë ta pranojnë atë që është, edhe pse nuk janë askund si meshkujt e ëndrrave të tyre.

Mundohuni të dukeni mirë në duart e tij
Së pari duhet të flasim për kënaqjen e tij me pamjen tuaj. Meshkujt janë të cekët, sidomos sa i përket pamjes fizike të së dashurës, gjë që luan një rol të madh në egon e tyre dhe në
dëshirën e tyre për të qenë me ju. Nëse miqtë e tij thonë se ju jeni e duhura, ai nuk do të ju lëshojë nga dora.

Respektojeni veten
I dashuri juaj nuk është më i mirë se ju. Dashuria është një eksperiencë e dyanshme. Ju duhet ta keni një ego dhe të keni besim te vetja. Nëse vërtet e respektoni veten, ai nuk mund të bëjë diçka tjetër, veçse të ju respektojë dhe të ju admirojë edhe më shumë.

Kaloni kohë me miqtë tuaj
Bëni planet tuaja nganjëherë. Dilni me shoqërinë tuaj dhe ndihuni mirë me veten, pa marrë parasysh nëse kjo ka të bëjë me një bisedë të mirë, apo me tërheqjen e një personi tjetër të pashëm. Besoni në vete dhe kujtohuni se ende jeni e bukur.

Bëhuni e vështirë për t'u pasur
Mos e lejoni atë asnjëherë që të ju marrë për të lehtë. Nëse ndonjëherë e shihni se ka rrezik për këtë, tregojani vendin. Kjo do ta frikësojë, por edhe do ta bëjë ta kuptojë se nuk jeni një nga ato që ai mund t'i marrë për të lehta.

Ndiqini ëndrrat tuaja
Bëhuni e pasionuar dhe ndiqini ëndrrat tuaja. Mund të keni ambicie dhe dëshira që do t'i ndani me të në të ardhmen, dhe jo vetëm të qëndroni me sy të hapur kur ai flet për to, duke mos pasur diçka për të biseduar për vete. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.