Shenjat të cilat tregojnë se lidhja juaj po mbaron

17:11 / 18.04.2013

Marrëdhënia mes dy personave, që gjenden larg njëri-tjetrit, mund të mos jetë fare e lehtë, prandaj shenjat që tregojnë se ajo mund të jetë duke përfunduar janë shumë të qarta.

Nuk e ndieni më nevojën për të folur
Kjo është shenja kryesore që tregon se lidhja juaj mund të jetë duke shkuar drejt fundit. Mungesa e komunikimit shkakton edhe largimin dhe distancimin mes jush dhe kjo do të përfundojë me mungesën e ndjenjës se duhet të flisni sa më shpesh.

Gjithnjë gjeni arsyetime
Komunikimi si thamë edhe më parë është çelës për një lidhje të duhur, sidomos për marrëdhëniet në distancë, prandaj nëse e vëreni se secilën herë e më shumë po gjeni arsyetime për t'i ikur takimit, komunikimit e telefonatave, atëherë kjo mund të jetë një shenjë se ju keni arritur në fund.

Nuk bisedoni për të ardhmen
Nëse jeni në një marrëdhënie në distancë, por kurrë nuk flisni për të ardhmen apo se ku do të jeni pas një kohe, do të thotë se asnjëri nga ju nuk e konsideron aq të rëndësishme sa duhet lidhjen tuaj. Ju mund të mos dëshironi të flisni për këtë dhe madje të mundoheni t'i ikni temës sa herë që 'ajo përmendet.

Jeni tërë kohën e lodhur
Një marrëdhënie e tillë mund të jetë shumë e lodhshme, madje frustruese. Pas një kohe ju mund ta zbuloni se edhe vetë partneri juaj ndihet në të njëjtën mënyrë dhe të vendosni të përfundoni lidhjen tuaj. Kjo për shkak të energjisë së nevojshme për të mbetur tërë kohën në kontakt. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.