A jeni në lidhje me personin e gabuar?

18:09 / 22.04.2013

A mendoni ndonjëherë se të metat e tij e bëjnë atë të këndshëm, apo të bezdisin tërë kohën? Disa gjëra janë të lezetshme, por disa të tjera, thjesht nuk janë.

A di ta përdorë gjuhën?
Këtu e kemi fjalën për komunikimin. Duhet të keni kujdes dhe të vëzhgoni se me çfarë emrash ju drejtohet juve? Nuk keni nevojë të dilni me një profesor gjuhe, por duhet të jetë një person që di se si shprehet në çdo aspekt. Mund të jetë një bukurosh i vërtetë, pot dëshironi të dilni me një të paditur?

A ju trajton me respekt?
Ju duhet të keni kujdes për të parë se si sillet me të tjerët. Nëse nuk i trajton të tjerët me respekt atëherë mos prisni të keni një trajtim të tillë. Ai mund të jetë shumë i pashëm, por nëse nuk di të sillet nuk ka se çka t'ju duhet. Edhe nëse juve ju trajton si duhet, derisa me të tjerët sillet keq, së shpejti do të vijë edhe radha juaj për ta shijuar anën e vërtetë të sjelljes së tij.

Çfarë humori përdor?
Ëndrra e çdo vajze do të ishte të fillonte një lidhje me një person që është i mençur dhe që mund ta bëjë atë të qeshë, madje me lot. Mirëpo nëse ai përdor një humor jo të këndshëm, duke përqeshur familjen tuaj, qenin tuaj, vetë ju, miqtë dhe të afërmit, atëherë duhet të ikni sa më shpejt nga ai. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.