Shenjat paralajmëruese të një lidhjeje të dëmshme

6:03 / 23.04.2013

Një lidhje e dëmshme nuk është diçka që mund të vërehet qysh në fillim, prandaj me kalimin e kohës duhet të mundoheni t'i shihni shenjat që tregojnë se mund të jeni në një lidhje të tillë.

Mbani në mend: Lidhjet e tilla mund t'ju shkatërrojnë nga brenda dhe t'ju bëjnë të ndieni një vetëbesim shumë të ulët.

Armiqësia
A është marrëdhënia e juaj e mbushur me armiqësi? Nëse ka diçka që gjithnjë ju bën të ndiheni keq dhe të zemëruar me njëri-tjetrin atëherë kjo është shenjë se lidhja e juaj mund të jetë toksike. Nuk duhet të ketë armiqësi, ju duhet të ndiheni mirë me njëri-tjetrin dhe të argëtoheni kur jeni bashkë.

Grindjet e vazhdueshme
A grindeni vazhdimisht? A përdorni edhe ofendime dhe e quani njëri-tjetrin me emra ofendues? Kjo mund të jetë një shenjë negative që tregon se lidhja e juaj ka rrezik të jetë toksike. Kjo lidhje duhet të përfundojë para se të jetë vonë. Është normale të ketë grindje ndonjëherë, por kjo nuk do të thotë se duhet të ngrini zërin dhe të ofendoni.

Nuk jeni vetvetja
A i ndryshoni mendimet tuaja në moment, kur i ndryshon ato edhe partneri i juaj? Kjo do të thotë se jeni duke dalë nga vetja. Ju duhet t'i keni mendimet tuaja personale edhe nëse jeni në një lidhje. Nuk duhet të ndryshoni për askënd dhe nëse partneri nuk ju pranon për atë që jeni, pse jeni në lidhje me të atëherë?

Familja nuk e pranon lidhjen tuaj
A e vëren familja se si e trajtoni njëri-tjetrin ju dhe partneri juaj? A ju tregojnë vazhdimisht se ju mund të gjeni një person më të mirë? Kjo është një shenjë paralajmëruese, sepse familja e juaj duhet të pëlqejë mënyrën sesi ju dhe partneri juaj e trajtoni njëri-tjetrin. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.