Si të jeni një çift i mirë dhe i lumtur?

17:56 / 23.04.2013

Çiftet e ditëve të sotme mund të mos kenë edhe aq shumë kohë për të kaluar së bashku, për shkak të angazhimeve të shumta dhe dinamikës së jetës, por nëse keni dëshirë të jeni një çift i dëshiruar nga të gjithë janë disa hapa që duhet ndjekur.

Dilni bashkë për shëtitje!
Mund të dilni për të vrapuar apo për të ecur, thjesht për të bërë diçka së bashku, në mënyrë që ta kaloni kohën bashkë dhe ta shfrytëzoni natyrën për të ushtruar.

Bëhuni të afërt në publik!
Mbani duart kurdo që keni mundësi. Ju do të dukeni shumë bukur dhe shumë të ëmbël, dhe në të njëjtën kohë do të ndiheni më mirë me njëri-tjetrin. Kjo do të ju bëjë më të afërt dhe më të lumtur.

Komplimentojeni dhe falënderojeni njëri-tjetrin tërë kohën!
Ju duhet të silleni si duhet. Mos harroni ta komplimentoni dhe falënderoni njëri-tjetrin sa herë që të keni mundësi. Këtë mund ta bëni edhe për gjërat më të thjeshta, derisa blini diçka, apo derisa ia kaloni një pjatë tjetrit. Respekti do të ju bëjë të ndiheni mirë dhe i/e vlerësuar.

Zemërimin kthejeni në shaka!
Nëse diçka ju pengon te partneri në publik, ju duhet të mundoheni ta ktheni zemërimin tuaj në shaka. Mos filloni zënka me njëri-tjetrin, këtë e bëjnë 'çiftet jo të lumtura. Mund ta ktheni zemërimin në shaka, duke e ngacmuar njëri-tjetrin me fjalë.

Mos flitni keq për njëri-tjetrin!
A ndiheni ndonjëherë sikur keni dëshirë të flisni keq për partnerin tuaj me një mike të afërt? Keni kujdes, mund të jeni një çift që pretendon të jetë i lumtur, por që në fakt nuk
është. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.