Limoni kundër gurëve të veshkave

22:01 / 23.04.2013

Naturalnews.com sjell disa këshilla se si të parandalohen gurët e veshkave me ushqimin e përditshëm.

Ata që e kanë provuar dhimbjen e gurëve të veshkave e dinë që është një nga dhimbjet më të forta që mund t'i përjetojë njeriu, madje edhe më të forta se dhimbjet e lindjes. Megjithatë, gurët e veshkave nuk kanë nevojë të jenë shqetësim i vazhdueshëm.

Përveç që është e nevojshme të pihet shumë ujë i pastër, të hahet ushqimi i pasur me kalcium, magnez dhe vitaminë B, është interesant që limoni, limeti ose uthulla e mollës mund të ndihmojnë ne luftën kundër gurëve të veshkave.

Shtimi i limoni të freskët, limetës ose uthullës së mollës në pije gjatë ditës do të ndihmojë në shërimin e trupit, dhe përveç kësaj në mënyrë efikase edhe do të bllokoni formimin e gurëve të veshkave. Këto lëngje po ashtu do të ndihmojnë shpërbërjen e shpejtë të gurëve ekzistues.

"Në simptomat e para të dhimbjes në veshkë të shkaktuar nga gurët, përzieni vajin e ullirit dhe lëngun nga limoni organik, pini përzierjen menjëherë me një gotë uji pastër. Prisni gjysmë ore dhe pastaj shtrydhni lëngun e një gjysmë limoni dhe përzini me një gotë uji të pastër, shtoni një lugë uthull molle dhe pini. Përsëriteni të njëjtën derisa të mos zhduken simptomat", shkruan dr. Edward F. Group në blogun Natural Health & Organic Living Blog. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.