Si ta shëroni një zemër të thyer?

3:42 / 30.04.2013

Ka shumë mënyra të ndryshme për ta shëruar një zemër të thyer, por tejkalimi i saj është shumë i vështirë. Ja disa nga këshillat që duhet t’i ndiqni në këtë aspekt.

Mos e shmangni temën!
Kur jeni në kërkim të gjetjes së rrugëve për ta shëruar një zemër të thyer, hapi i parë është të mësoheni të mos i ikni temës. Mos u mundoni ta refuzoni pranimin se diçka e tillë ka ndodhur dhe e tejkaloni dhimbjen, duke menduar për çdo gjë që ka ndodhur.

Mos gjeni zëvendësim!
Mos e zëvendësoni menjëherë partnerin që u ka zemëruar kaq shumë duke u ndarë me ju, me një tjetër person. Kjo do të ju bëjë të ndiheni shumë më keq, dhe në fakt edhe ajo lidhje do të përfundonte shumë shpejt. Askush nuk mund të vazhdojë atë që ish i dashuri juaj e ka lënë në gjysmë.

Meditoni!
Një nga mënyrat më të mira për ta tejkaluar këtë gjendje është nëpërmjet meditimit. Ju duhet të përballeni me mundësinë e bisedimit me të tjerët në lidhje me këtë çështje. Meditimi mund të ju bëjë të mendoni më qartë për çdo gjë.

Qeshni!
Mundohuni ta jetoni jetën në një fazë të re tashmë, duke e tejkaluar çdo negativitet brenda jush. Kur të ndiheni sikur doni të qani, shfrytëzojeni kohën dhe largoni ato ndjenja duke qarë, por në të njëjtën kohë dilni sa më shumë kënaquni me jetën, dhe do të kuptoni se keni edhe shumë gjëra të tjera pozitive para jush. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.