Me ushtrime fizike, kundër gurëve në veshka

6:57 / 8.05.2013

Studimi 8-vjeçar që është bërë në SHBA ka lidhur ushtrimet fizike me reduktimin e rrezikut të paraqitjes së gurëve në veshka.

Shkencëtarët nga Universiteti i Uashingtonit kanë përdorur të dhënat e mbledhura nga gati 85 mijë gra më të vjetra se 50 vjet. Sipas tyre, madje edhe aktiviteti mesatar fizik, siç është shëtitja, është lidhur me një rrezik, për një të tretën më të ulët, nga krijimi i gurëve në veshka.

Sipas të dhënave të shkencëtarëve amerikanë, gurët në veshka paraqiten në 9 për qind të njerëzve. Gurët në veshka janë më të shpeshtë te meshkujt, por në 15 vjetët e undit është duke u rritur dukshëm numri i rasteve të gurëve në veshkave te femrat. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.