Flokët e kuqe dhe melanoma

21:45 / 11.05.2013

Pigmenti përgjegjës për ngjyrën e kuqe të flokëve në studimin e ri të shkencëtarëve amerikanë është lidhur me rrezik më të madh nga forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës.

Revista profesionale ‘BioEssays’ shton sesi rreziku nga melanoma te personat me flokë të kuqe është më i madh, madje edhe në pjesët e tyre të trupit, të cilat nuk janë të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit.

Hulumtuesit nga 'Massachusetts General Hospital' në Boston kanë pohuar sesi vendimtar është roli i pigmentit për flokë të kuqe, me emrin feomelaninë. Feomelanina sjell deri te rritja e rrezikut nga melanoma duke e rritur ndjeshmërinë e qelizave ndaj dëmtimit të ADN-së.

Sipas shkencëtarëve, kjo punë mund të rezultojë me zhvillimin e metodave me qëllim të parandalimit të melanomës. Më parë, lidhja ndërmjet këtij pigmenti dhe melanomës është zbuluar vetëm në kafshët laboratorike. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.