Lidhja e personave të besimeve të ndryshme

21:56 / 11.05.2013

Nëse jeni në një lidhje me një person që i takon rijë feje tjetër, ja disa këshilla se si ta bëni më të lehtë funksionimin e mirë të lidhjes suaj.

Respektoni fenë e partnerit tuaj!
Kjo është këshilla parësore për një. lidhje të tillë. E tëra ka të bëjë me respektin. Ju nuk mund të jeni me dikë, nëse nuk respektoni besimin e tij, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për një tjetër fe.

Kuptoni se familja mund të mos e pranojë!
Familja juaj është shumë e përfshirë në jetën tuaj dhe besimin tuaj. Ju duhet të kuptoni se familja juaj mund të mos e pranojë lidhjen tuaj në fillim. Kjo mund të jetë shumë e vështirë, por duhet të jeni të dy të gatshëm për të kaluar nëpër këtë periudhë.

Pranoni ndryshimet!
Vetëm për shkak se nuk keni diçka të përbashkët, kjo nuk do të thotë se ju nuk mund t'i pranoni ndryshimet e besimeve tuaja. Nëse mësoni të respektoni ndryshimet në religjione të ndryshme, marrëdhënia juaj do të jetë shumë më e mirë.

Mësoni në lidhje me atë religjion!
Bëhuni një person shumë i hapur për të mësuar gjëra të reja në lidhje me religjionin tjetër. Në fakt duhet të jeni shumë i hapur dhe duhet të siguroheni se po kuptoni gjërat si duhet. Nuk do të thotë se duhet të konvertoheni, thjesht të jeni i hapur. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.