Si të formojmë eshtra të fortë...

8:58 / 19.05.2013

Gjatë rritjes është shumë me rëndësi të formohen eshtrat e fortë. Shumë njerëz harrojnë se për pleqëri është shumë e rëndësishme që eshtrat të mbahen të fortë.

Dobësimi i eshtrave tanë ndodh gjatë plakjes, gjë që mund të shkaktojë thyerje dhe deformime. Që të pengoni komplikimet e tilla, ja si duhet mbajtur eshtrat ...

• Kontrolloni a thua keni simptoma të osteoporozës. Nëse keni dhimbje në shpinë dhe fraktura (thyerje) të shpeshta të eshtrave, është e mundshme të keni osteoporozën.
• Patjetër duhet vizituar mjeku
• Përdorni vitamina të pasura me kalcium, sepse kalciumi i mban të shëndoshë eshtrat.
• Pini shumë qumësht, sepse është i pasur me kalcium.
• Zvogëloni përdorimin e kafeinës, sepse kjo do t'ju ndihmojë në mbajtjen e eshtrave të shëndoshë. Kujdesuni që të mos përdorni ushqim tepërt të pasur me proteina (mish, peshk, arra, fëstëk... ), të cilat ndihmojnë që trupi të tajitë kalciumin.
• Filloni të ushtroni, ushtrimet janë të shkëlqyera për shëndetin e eshtrave. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.