Pesë tipa meshkujsh nga të cilët duhet ikur sa më parë që të jetë e mundur

8:45 / 23.05.2013

Femrat gjithmonë u janë dorëzuar meshkujve të rrezikshëm. Fatkeqësisht, realiteti është shumë më e vrazhdët. Po ju paraqesim pesë tipa thyerje zemrash, të cilëve do të duhej t’u shmangeni, nëse nuk dëshironi t’ju thyhet zemra.

Gruarët
Po e vërejtët që djaloshi juaj i ri vazhdimisht “i mat” me sy femrat që ndodhen përreth jush, është koha ta pyesni veten: “A do të mjaftohet vetëm me mua?” Mashkulli i dashuruar nuk sillet në atë mënyrë, andaj po u gjendët në situatë të ngjashme, duhet të jeni e kujdesshme.

Gënjeshtarët
Edhe pse shumica konsiderojnë që gënjeshtrat e vogla janë të padëmshme dhe normale, mashtrohen. Personi i cili është i gatshëm të gënjejë në mënyrë që të fsheh apo t’i shmanget konfliktit, është i gatshëm edhe për gënjeshtra edhe më të mëdha. Sa më larg tipave të tillë, mos e merrni veten në qafë.

Egoistët
Nëse ju flet pothuajse për çdo ditë se si mund të jeni të lumtur që keni gjetur një mashkull siç është ai, është koha të gjeni dikë që nuk e lavdëron veten. Mos lejoni t’ju imponojë ndjenjën e inferioritetit.

Shkelësit e fjalës
Mashkulli i dashuruar dëshiron të kalojë sa më shumë kohën me pjesën e tij të bukur. Po ndodhi e kundërta, do të jetë sinjal që diçka nuk është në rregull. Nëse jeni të mësuar me heqjen dorë nga ai për të darkuar së bashku apo për t’u takuar për shkak të disa “gjërave të rëndësishme”, jini të gatshme për t’u ndarë.

Ish-at
Mashkulli, të cilin njëherë e keni braktisur apo ju ka braktisur le të mbetet e kaluar. Përvojat e shumta të femrave nëpër tërë botën kanë treguar se si përpjekjet e sërishme pothuajse kurrë nuk kanë rezultuar të suksesshme. Pajtohuni me faktin se çdo gjë ka marrë fund dhe vazhdoni përpara. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.