Nga se shkaktohet dhembja e kokës?

0:56 / 2.06.2013

Shkencëtarët në Harward thonë se dhembja e kokës na dëshpëron të gjithëve. Gjysma prej nesh preket nga dhembja të paktën një herë në muaj.

Specialistët kanë zbuluar se përveç njerëzve që u dhemb koka në mënyrë kronike, pjesa tjetër e popullsisë kanë më shumë shqetësime gjatë muajve të verës, pasi në këtë kohë ekspozimi në diell është i madh dhe kjo shkakton çrregullim.

Sheqeri i pakët në gjak mund të shkaktojë dhembje koke. Ata që zgjohen në mëngjes me dhembje koke, mund ta kenë si reagim ndaj sasisë së pakët të sheqerit në gjak, të shkaktuar nga mungesa e ushqimit në stomak gjatë natës. Mund të jetë rezultat i sëmundjeve apo lëndëve kimike. Dhembjet e kokës mund të vijnë edhe nga kontraktimi i muskujve i shkaktuar nga stresi, depresioni, ankthi dhe pozicioni i qëndrimit gjithashtu. Po kështu edhe mbushja e dhëmbëve, muzika e lartë dhe lodhja e syve. 

Sipas kërkimeve në Universitetin Manchester, 77news përshkruan se dhembjet e papritura dhe të forta mendohet se vijnë nga ndryshimi i qarkullimit të gjakut. Ato mund të shoqërohen edhe me stres. Shkaku ekzakt është i panjohur, mund të përfshihen disa faktorë. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.