Proteina Arc mund të jetë çelësi për humbjen e kujtesës

12:57 / 11.06.2013

Shkencëtarët kanë zbuluar më shumë rreth rolit të një proteine të rëndësishme të trurit që luan rolin e një rregullatori gjatë procesit të formimit të kujtesës.

Studimi i publikuar në ‘Nature Neuroscience’, thotë se kërkimet e mëtejshme për rolin e proteinave Arc mund të ndihmojnë në gjetjen e mënyrave të reja për të luftuar sëmundjet neurologjike.

Proteina e njëjtë mund të jetë gjithashtu një faktor për autizëm, thuhet në studim. Hulumtimet e fundit siç citon Idea, kanë gjetur se Arc-ja mungon në trurin e pacientëve Alzheimer.

Dr Steve Finkbeiner, profesor i neurologjisë dhe fiziologjisë në Universitetin e Kalifornisë, i cili udhëhoqi kërkimin, thotë se puna laboratorike tregoi se roli i proteinave Arc ishte vendimtar.

Eksperimente të mëtejshme zbuluan se Arc ka vepruar si një rregullator “Master” e neuroneve gjatë procesit afatgjatë të formimit të kujtesës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.