Mbipesha rezistente ndaj dietave tek meshkujt varet nga babai

10:36 / 20.06.2013

Meshkujt me mbipeshë janë rezistent ndaj dietave e këtë predispozitë e kanë trashëguar nga babai i tyre. Kjo është demonstruar nga një eksperiment i kryer në minj laboratori nga hulumtuesit në Universitetin e Ohio, i prezantuar ditët e fundit në San Francisko.

Minj meshkuj ndoqën një dietë të lartë-yndyre për 13 javë para çiftëzimit, ndërsa nënat jo. Të vegjlit e lindur, si meshkuj dhe femra, ishin ushqyer pa yndyrë dhe kontrolluar deri në moshën njëvjeçare.

U mësua se disa komponentë epigjenetike që mund të ndikojnë në metabolizmin dhe sjelljen e zakoneve të pasardhësve, varen nga babai i tyre para konceptimit, shkruan Idea./Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.