Priligy, pilulë e re që zgjat marrëdhënien seksuale

9:27 / 30.06.2013

Priligy është emri i pilulës së re e cila mund të ketë të njëjtin potencial për të ndryshuar jetët seksuale të meshkujve siç bëri Viagra. Ejakulimi i parakohshëm prek një në tre burra në një fazë të jetës së tyre.

Ejakulimi i parakohshëm mund të jetë një problem shumë i vërtetë dhe shqetësues për çiftet. Kjo mund t’i bëjë meshkujt të ndihen të pamjaftueshëm dhe femrat të pakënaqura. Ky ankth është i mbuluar me idenë e gjetjes së produkteve të veçanta që mund të ringjallin një seksualitet gjithnjë e më të përgjumur. Dapoxetine, tregtohet si Priligy, Kutub, ose Duratia, është përbërja e parë e zhvilluar posaçërisht për trajtimin e ejakulimit të parakohshëm te meshkujt 18-64 vjeç.

Dapoxetine funksionon si frenues i transportuesve të serotoninës, duke rritur veprimin e serotoninës në ndarjet postsinaptike dhe si pasojë nxit vonimin e ejakulimit. Si një anëtar i familjes së frenuesve, ilaçeve që veprojnë si bllokues të përthithjes së serotoninës, dapoxetine u krijua fillimisht si një antidepresant.

Megjithatë, ndryshe nga pjesëtarët e tjerë, dapoxetine përthithet dhe eliminohen shpejt nga trupi. Aftësia e saj për të vepruar shpejt e bën të përshtatshme për trajtimin e ejakulimit të parakohshëm por jo si një antidepresant.

Aktualisht, viagra është ilaçi më i përdorur në botë, duke qenë se është ndihmës i rëndësishëm për mosfunksionin erektil tek burrat. Tani na mbetet të presim se si do të rezultojë ky ilaç dhe çfarë avantazhesh reale do të sjellë në jetën seksuale të tyre./Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.