Për seks të shkëlqyeshëm janë të nevojshme emocionet

8:54 / 1.07.2013

Kur e duam dikë, afër tij ndiejmë vetëbesim, dhe ky është një përbërës i rëndësishëm për seks të mirë. Në vendin e dytë është tërheqja fizike, ndërkaq në të tretin ndjenja që jeni të dashuruar.

Magazina Your Tango në bashkëpunim me prodhuesin më të njohur të prezervativëve ka zbuluar se çka është e nevojshme për seks të shkëlqyeshëm. Shprehitë seksuale të lexuesve kanë zbuluar tre përbërës qenësorë. Siç edhe e theksuam, lidhshmëria emocionale është përbërësi më i rëndësishëm.

Për të kanë votuar madje 96% e të anketuarve. Kur e duam dikë, afër tij ndiejmë vetëbesim, dhe ky është përbërësi kryesor për seks të mirë. Në vendin e dytë është tërheqja fizike, ndërkaq në të tretin ndjenja që dikush na dashuron. Duket sikur kemi marrë vërtetimin që seksi pa ndjenja nuk mund të jetë njësoj i mirë si ai në të cilin nuk ekzistojnë emocionet.

Gjithashtu, të anketuarit janë përgjigjur edhe se sa herë në javë kanë marrëdhënie seksuale. Numri më i madh i tyre është përgjigjur për një apo dy herë, mirëpo do të dëshironin që ai numër të ishte edhe më i madh. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.