Pas trajtimit artificial, femrat mund të lindin në mënyrë natyrale

9:30 / 14.08.2013

Studiuesit nga Universiteti Monash në Melbourne kanë prezantuar të dhëna ku thuhet se femrat të cilat kanë lindur me farëzim artificial, mund të mbesin shtatzënë vetë.

Së paku një në tre femra në Australi, e ka lindur fëmijën e saj të parë nëpërmjet një trajtimi mjekësor dhe nëpërmjet fekondimit “in vitro” ka mbetur sërish shtatzënë brenda dy viteve, pa asnjë lloj stimulimi apo ndihme mjekësore.

Bëhet fjalë për 46% të tyre të cilat e kanë ngjizur fëmijën e tyre të dytë, brenda dy viteve nga lindja e parë, duke treguar një nivel të kënaqshëm pjellorie.

Sipas studimit të zhvilluar me mbi 236 femra të cilat kanë lindur nëpërmjet fekondimit “in vitro” dhe trajtimeve të tjera të riprodhimit, një numër i madh femrash kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre në mënyrë natyrale.

Në këtë lloj trajtimi, fertilizimi ndodh jashtë trupit të gruas. Vezët dhe spermatozoidet bashkohen në një enë qelqi dhe rikthehen në uterus nëpërmjet një tubi të hollë. /Telegrafi/
 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.