Tri gabime të zakonshme bashkëshortore të cilat çojnë deri te divorci

11:02 / 18.08.2013

Pos tradhtisë, janë edhe egoizmi, negativizmi dhe humbja e intimitetit joseksual, që jetën e përbashkët aq të dëshiruar mund t’ju çojë deri te përfundimi i pafat.

Të gjithë e kemi të qartë që tradhtia dhe grindjet çojnë në divorc, por çfarë do të thonë altruizmi apo mungesa e përqafimeve? Sjelljet në jetën bashkëshortore, siç është p.sh. tradhtia, janë manifestim i sigurt që e shkatërrojnë bashkëshortësinë.

1. Altruizmi
Altruizmi është mungesë e egoizmit apo, madje, edhe sakrificë që duket si sjellje e mirë ndërmjet çifteve. Fatkeqësisht, altruizmi mund të bëhet mjaft i dëmshëm. Me kalimin e kohës, nëse vazhdimisht do t’i ndrydhni dëshirat dhe nevojat vetjake për ta bërë të lumtur partnerin, do t’ju çojë deri në disbalancë të forcës në raport me partnerin, e cila, madje, nëse bëhet me vetëdëshirë, mund të çojë edhe deri në depresion dhe hidhërime.

2. Negativiteti
Negativiteti është shkaktari numër 1 në krijimin e ambientit armiqësor i cili mund të shkatërrojë në tërësi marrëdhëniet bashkëshortore. Këtu përfshihen gjestet e vogla, si p.sh. rrotullimi i syve, ngacmimet, sarkazmat, frustrimet, si edhe komentimet e thjeshta negative, siç janë nënçmimi i mendimeve të partnerit, tallja, ofendimet...

3. Humbja e intimitetit seksual
Mungesa e intimitetit fizik mund të shkaktojë humbjen e intimitetit emocional, duke përfshirë largimin e lidhjes, aferat seksuale, që në fund do të çojnë edhe deri te divorci. Tërheqja fizike është më e rëndësishme se seksi. Ajo është përkëdhelje, puthje, përqafime.../Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.