Humbje e shpejtë dhe e sigurt e peshës

13:33 / 17.11.2012

A keni dëgjuar për formulën 40:30:30? Yjet e Hollivudit, falë saj kanë humbur peshë, ndërsa dieta është e hartuar nga dr. Barry Sears, mbretit të dietave. Ai pohon se secila shujtë duhet të përmbajë 40 për qind karbohidrate dhe nga 30 për qind yndyra dhe proteina.

“Zone diet”, krijues i së cilës është Barry Sears, një biokimist amerikan, e propagandon mënyrën e shëndetshme të të ushqyerit, e cila u ka ndihmuar shumë yjeve të Holliwudit që të humbin peshë, disa prej tyre janë aktoret Demi Moore dhe Sandra Bullock, ndërsa dieta fillon me rregullin 40:30:30. Kjo do të thotë që secila shujtë, sipas mendimit të dr. Sears, duhet të përmbajë 40 për qind karbohidrate, 30 për qind yndyra dhe 30 për qind proteina. Ai pohon se “Zone” është gjendje në të cilën sasitë e sheqerit në gjak janë stabile, ndërsa hormonet të ekuilibruara.

Sipas mendimit të Searsit, njerëzit fillojnë të trashen menjëherë pasi dalin nga gjendja e zonës, sepse teprica e karbohidrateve në ushqim çon deri te rritja e nivelit të insulinës në gjak, e cila më pas shkakton uri dhe i shtyn njerëzit që të hanë vazhdimisht diçka. Kështu krijohen shtresat dhjamore në bark dhe kofshë, ndërsa për këtë arsye Sears këshillon se është shumë e rëndësishme që të kufizohet konsumimi i karbohidrateve përgjegjëse për glikeminë (sasinë e sheqerit në gjak). Të dëshirueshme janë karbohidratet nga pemët dhe perimet, ndërsa duhet kufizuar konsumimin e patateve, orizit dhe bukës.
Bëjeni një meny të tillë, në mënyrë që për çdo ditë të keni pesë shujto, tri kryesore dhe dy zamra.

Shumë yje që kanë qenë në këtë dietë pohojnë se jo vetëm së kanë humbur peshë, por që edhe janë ndier shumë më mirë, ndërsa Sears pohon që ky regjim i të ushqyerit është një parandalim i shkëlqyeshëm i sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Konsumoni bajame dhe ullinj
Harrojeni jogurtin ose djathin me yndyrë. Është mirë që të hani ushqime të pasura me acide yndyrore të pangopura, siç janë bajamet, avokado, ullinjtë, vaji i ullirit dhe vajrat tjera të shëndetshme për zemër. Sears pohon që, nëse konsumohen yndyra me karbohidrate, do të mbahet ekuilibri i insulinës në gjak dhe organizmi do të nxitet që t”i djegë yndyrat tashmë të grumbulluara.

Tani është koha për proteina
Burimi më i mirë i proteinave është mishi i pulës pa lëkurë, qumështi dhe jogurti pa yndyrë, ajka me përqindje të ulët të yndyrës, fasulja dhe soja. Sipas rregullave të kësaj diete, për shumicën e njerëzve ne ditë nevojiten së paku 55 gramë proteina, por çdo gjë varet nga mosha dhe pesha juaj trupore.

Konsumoni bukë nga elbi
Pemët dhe perimet janë burime shumë më të mira të karbohidrateve se buka, brumërat dhe patatet, ndërsa përmbajnë edhe më shumë fibra, vitamina dhe minerale dhe kanë më pak kalori. Në vend të bukës nga mielli i bardhë konsumojeni atë nga elbi, i cili gjithashtu është i pasur me karbohidrate dhe njëkohësisht shume më i shëndetshëm.

MENYJA PËR NJË DITË
Kafjalli

* 1 filxhan jogurt pa yndyrë
* 100 g kivi
* 2 pjesë djathë parmezan

Zamra
* 20 g parmezan
* 2 biskota të njelmëta

Dreka
* 120 g mish peshku nga skara
* 300 g sallatë të gjelbër dhe domate me vaj ulliri
* 150 g ananas

Zamra
* 20 g bukë të thekur integrale
* 30 g mish gjeldeti dhe 20 g kikirikë

Darka
* 100 g file pule nga skara
* një kokë radhiqeje me një lugë vaj ulliri
* 120 g rrush

/Telegrafi/


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.