Rrisni konsumimin e fibrave dhe humbni peshë

20:44 / 13.02.2013

Nëse dëshironi që të humbni kilogramët e tepërt, më së miri do të ishte që të aplikoni disa ndryshime të vogla, të cilat mund f ju ndihmojnë në këtë mision.

Përveç faktit se do t'ju duhet që pijet e gazuara t'i zëvendësoni me ujë dhe ta lini majonezën jashtë sandviçit tuaj, edhe një hap i rëndësishëm mund t'ju ndajë nga dukja shumë më e bukur dhe nga shëndeti më i mirë. Duhet që të përfshini më shumë fibra në ushqimin tuaj. Fibrat janë "karbohidrate magjike" që gjenden në ushqime me zakonisht mungesë të vlerës kalorike. Ato ju ngopin për afat më të gjatë kohor, ndërsa sigurisht do t'ia dilni që ta rregulloni tretjen. Ja se si mund ta rrisni konsumimin e fibrave:

Transformimi i kuzhinës
Pastrojini elementet e kuzhinës, duke hequr të gjitha produktet, të cilat ju treshin. Largojini keksët, çipsat dhe çokollatat, e ato zëvendësojini me jogurt, bukë pa tharëm dhe me pemë me kokrra të kuqe (bëjnë edhe të ngrirat).

Shkruani çfarë konsumoni!
Shkruani të gjitha gjërat, të cilat i konsumoni gjatë ditës, sepse ashtu më mirë do të kontrolloni sasinë e konsumimit. Sipas një studimi për humbje të peshës, të publikuar në revistën amerikane të mjekësisë preventive, personat të cilët kanë mbajtur një ditar të shujtave kanë humbur më shumë peshë sesa ata, të cilët nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Edhe një studim tjetër ka zbuluar se femrat, të cilat dyfishojnë konsumimin e fibrave nga 12 në 24 gramë në ditë, reduktojnë absorbimin e kalorive për 90 në ditë. Kjo do të thotë se ato në vit humbin 4.2 kilogramë më shumë se të tjerat.

Skiconi caqet e arritshme!
Vendosja e caqeve të vogla do t'ju ndihmojë që ta arrini peshën e dëshiruar për një kohë të arsyeshme. Filloni nga një ndryshim në të ushqyer, si për shembull kafjallin me yndyrë ta zëvendësoni me një të pasur me fibra. Në vend të vezëve të fërguara dhe proshutës, zgjidhni të bardhët e fërguar të vezëve në pak vaj, perime dhe një pjesë të bukës integrale. Një kombinim i tillë do t'ju japë energji të mjaftueshme dhe do ta mbajë stabil nivelin e sheqerit në gjak deri në drekë,

Parafytyrojeni suksesin!
Mënyrë e shkëlqyeshme për të respektuar rregullat e të ushqyerit është që të ngjitni fotografi të ushqimeve të shëndetshme, që preferoni në frigoriferin tuaj. Përveç kësaj, zgjidheni ndonjë fotografi tuajën, në të cilën ju pëlqen se si dukeni, në mënyrë që t'ia kujtoni vetes se cili është qëllimi juaj. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.