Shtesat në ushqim që zvogëlojnë dëmin e ilaçeve

20:54 / 22.02.2013

Ilaçet mund të ndihmojnë kundër dhimbjeve në trup, por shpesh nuk eliminojnë shkakun e vërtetë të problemit dhe nxisin efekte anësore të pakëndshme. Njohuritë e reja të ekspertëve kanë treguar që me gjithë pasojat negative të marrjes së ilaçeve ekziston edhe një anë e keqe – e ndalin trupin tonë të përdorë materiet ushqyese ose t’i absorbojë në tërësi.

Në librin e vet 'Drug Muggers: Which Medications Are Robbing Your Body Of Essential Nutrients', farmaceutja e njohur amerikane, Suzy Cohen, përshkruan se cilat ilaçe në çfarë mënyrë ndikojnë në trupin tonë dhe thekson që mungesa e vetëm një vlere ushqyese mund të shkaktojë një ortek të pasojave të këqija. “Madje edhe kur hani shëndetshëm, merrni pemë dhe perime të freskëta, nuk arrini t’i përmbushni nevojat për materiet më të rëndësishme ushqyese”, thotë Suzy Cohen dhe thekson që zgjidhja janë shtesat e ushqimit. Thekson që ato duhen të merren ndaras.

Statinet veprojnë në mëlçi dhe shtypin enzimën HMG-CoA që shkakton kolesterolin. Por kur e bllokoni enzimën e përmendur, keni bllokuar edhe koenzimën CoQ10 i cili merr pjesë në prodhimin e energjisë edhe ndërtimin e muskujve. Përveç kësaj është edhe antioksidant i fortë i cili hyn në të gjitha qelizat në trup.
Rreziqet janë lodhja, të qenit të dobët, humbja e kujtesës, frymëmarrja e shkurtër, ngërçet në këmbë dhe rënia e imunitetit.
Plani i mbrojtjes: merrni koenzimën Co-Q10 prej 50 deri 200 miligramë në ditë si dhe vitaminën D.

Antibiotikët vrasin bakteret e këqija, por edhe ato që prodhojnë vitaminën B. Megjithatë ato janë ngarkuar për punën më të mirë të muskujve, eshtrave, zemrës dhe sistemit nervor.
Rreziqet te marrja e antibiotikëve janë sëmundjet e zemrës, sëmundjet kancerogjene, ngërçet në këmbë dhe eshtrat më të dobëta.
Plani i mbrojtjes: marrja e vitaminës B7 prej një mijë deri pesë mijë miligramë në ditë dhe probiotikët.

Ilaçet kundër dhimbjeve si aspirina dhe ibuprofeni nxisin prostaglandinet në trup të cilat ndalin ethet dhe dhimbjet. Është treguar që ilaçet e tilla zvogëlojnë acidin folik, çka në fund mund të çojë deri tek sëmundjet e zemrës.

Përveç sëmundjeve të zemrës rreziqet e marrjes së ilaçeve kundër dhimbjeve janë depresioni, diarreja, skuqja e lëkurës dhe anemia.
Plani i mbrojtjes: merrni acid folik prej 400 deri 800 mg në ditë dhe hekur prej 20 deri 30 mg në ditë.

Tensioni i gjakut mjekohet me inhibitorët ACE, ndërsa disa nga ata në vete tërheqin mineralin e zinkut. Kjo e ndalon zinkun në trup që të përhapet në mënyrë të duhur, çka është e rrezikshme për rritjen e eshtrave dhe imunitetin. Po ashtu është e rëndësishme për prodhimin e testosteronit dhe mbron prostatën te meshkujt.
Rreziku është libido e zvogëluar, problemet me prostatën, humbja e flokëve dhe shërimi më i ngadalshëm i plagëve.
Plani i mbrojtjes: merrni 15 deri 25 miligramë zink në ditë.

Antidepresivët veprojnë në tru ashtu që vjen deri te ndryshimet në disponim. Por disa prej tyre, si prozac, ndikojnë edhe në metabolizëm, tretje dhe muskuj, ndërsa trupi kërkon më shumë jod i cili është i rëndësishëm për prodhimin e hormoneve.
Rreziqet janë depresioni, kilogramët e tepërt, rënia e imunitetit.
Plani i mbrojtjes: marrja e 12,5 deri 25 mg jod në ditë.

Diuretikët përdoren për shërimin e edemeve, problemeve me zemër dhe hipertensionit, por humben shumë minerale dhe materie ushqyese. Më e rëndësishmja është vitamina C e cila ndihmon për imunitet më të mirë dhe shërim më të shpejtë të plagëve, por aty është edhe kalciumi i cili është i rëndësishëm për eshtrat dhe dhëmbët.
Rreziqet janë ngërçet në këmbë dhe eshtrat më të dobëta, depresioni, shërimi më i ngadalshëm i plagëve dhe trashja.
Plani i mbrojtjes: merrni vitaminë C prej 300 deri 2000 mg të ndarë në shumë doza ditore dhe rreth 600 mg kalcium në ditë.

Ilaçet për dobësim zvogëlojnë glukozën të cilën e prodhon mëlçia dhe i bëjnë më të ndjeshëm receptorët e insulinës. Një pjesë e ilaçeve për dobësim zvogëlojnë hemoglobinën e cila çon deri te mungesa e vitaminës B12.
Rreziku nga këto ilaçe janë anemia, ngërçet në muskuj, lodhja, humbja e kujtesës dhe rrahjet e çrregullta të zemrës.
Plani i mbrojtjes: merrni koenzimë CoQ10 50 deri 200 mg dy apo tri herë në ditë dhe vitaminë B12 prej 500 deri 1000 mg një herë në ditë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.