Idrizi kërkon rezolutë për çështjen çame

20:30 / 28.06.2012
Aktivistë nga “Klubi i Patriotëve”, pjesë e PDIU-së, në hyrje të Kuvendit, iu kanë dhuruar deputetëve numrin special të revistës “Çamëria”, përfshi një libër me foto nga monumentet natyrore dhe kulturore të Çamërisë, në kuadër të sensibilizimit të çështjes çame.

Ndërkohë nga foltorja e parlamentit deputeti Shpëtim Idrizi, njëkohësisht kryetar i PDIU-s u shpreh: “Si sot 67 vjet më parë, u vranë rreth 3000 vetë, kryesisht, gra, pleq, e fëmijë, rreth 2960 të tjerë vdiqën në kufirin artificial të Çamërisë me Shqipërinë, në Kllogjer”.

Pasi u ka përkujtuar deputetëve gjenocidin grek ndaj çamëve, Idrizi ka shtruar nevojën e miratimit të një rezolute për çështjen çame. “Për të vënë në vend drejtësinë për viktimat e gjenocidit mbi Çamërinë, duhet që zgjidhja e çështjes çame të jetë në agjendën e veprimit të institucioneve tona, diplomatike dhe juridike”.

“Ndaj ne mendojmë se ka ardhur koha që të miratohet përfundimisht një Rezolutë mbi çështjen çame, e cila ta sanksionojë përfundimisht futjen e kësaj çështjeje në agjendën tonë kombëtare. Ky parlament nuk është si parlamenti i 2004-ës, ku ndërgjegjja kombëtare mungonte me tepri, apo kur anëtarët e Shoqatës Çamëria rriheshin e gjakoseshin nw dyert e parlamentit tw shqiptarwve se kërkonin një rezolutë. Në këtë parlament të gjithë deputetët vlejnë njëlloj. Edhe ne shqiptarwt e Çamërisë ju konsiderojmë tw gjithëve si burra e gra me dinjitet e patriotë”, tha Idrizi.

Ai tha se kjo rezolutë do të bëhet realitet pasi PDIU-ja do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm që ta shtyjë parlamentin ta miratojë atë, qoftë dhe duke i bërë thirrje vullnetit të qytetareve shqiptarw anembanë kombit. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Shpëtim Idrizi
Shpëtim Idrizi
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
11:32 / 19.06.2013

Fillon ekzekutimi i subvencioneve për grurë

Ka filluar ekzekutimi i pagesave direkte për grurë me rritje për 25 për qind nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.