Shqipëri: Matura, gjuha e huaj provim i detyruar

10:24 / 29.06.2012
Duke filluar që prej vitit shkollor 2012-2013 maturantët e të gjithë vendit do të japin si provim të detyruar edhe gjuhën e huaj. Kështu ka deklaruar drejtori i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Shipërisë, Fatmir Vejsiu.

Ai ka sqaruar se fillimisht maturantët do të japin gjuhën e huaj, të cilën studiojnë gjatë pesë viteve të fundit, ndërkohë që në një të ardhme do të shkohet drejt dhënies me detyrim të gjuhës angleze, njofton BalkanWeb.

Aktualisht maturantët japin vetëm dy provime të detyrueshme që janë Gjuha Shqipe e Letërsia dhe Matematika.

Ndërkohë që, krahas tyre, ata iu nënshtrohen edhe provimeve me zgjedhje. Për herë të parë këtë vit maturantët kishin të drejtën të zgjidhnin nga dy lëndë, ndërsa numri maksimal i provimeve me zgjedhje ishte 3.

Sipas specialistëve të Agjencisë Kombëtare të Provimeve lënda më e preferuar e maturantëve ka qenë gjuha angleze, ndërsa pas saj renditen lëndët shoqërore e sidomos historia. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
14:08 / 19.05.2013
Beyonce

Beyonce synoi të bëhej sikur Whitney Houston

Superylli amerikan, Beyonce, ka deklaruar se ajo ka synuar dikur që të bëhet e talentuar dhe e famshme sa Ëhitney Houston.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.