Ministria e Brendshme: Shkarkohet drejtori Astrit Halilaj

15:34 / 31.07.2012
Një valë ndryshimesh ka përfshirë Ministrinë e Brendshme ditën e sotme. Burime nga ky institucion bëjnë me dije se me urdhër të ministrit Flamur Noka është larguar nga detyra drejtori i Shërbimit të kontrollit të Brendshëm (SHKB) Arjan Halilaj, i cili është zëvendësuar nga Bashkim Shehu.

Ish-kreu i SHKB-së, Astrit Halilaj pritet të emërohet në një pozicion drejtues në Policinë e Tiranës. Ndërkaq, burime të Ministrisë së Brendshme bëjnë me dije se është propozuar momentalisht dhe ndryshimi i Drejtorit të Qarkullimit Rrugor, Vullnet Topalli, transmetojnë mediat.

Ndryshime në pozicionet drejtuese pritet të ketë gjatë këtyre ditëve dhe në struktura të tjera nën varësi të Ministrisë së Brendshme. Për sa i përket Policisë së Shtetit, ndryshimet të qenësishme në këtë organizatë sipas burimeve pritet të bëhen në shtator, ku nuk përjashtohet dhe titullari më i lartë drejtues.

Këto janë lëvizjet e para që pas emërimit të Flamur Nokës, si ministër i Brendshëm. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.