Braktisi turistët, arrestohet pronarja e “Pasha Holiday”

11:17 / 14.08.2012
Policia e Tiranës ka arrestuar pronaren e agjencisë turistike “Pasha Holiday”, pas braktisjes që agjencia u bëri 188 turistëve shqiptarë në Egjipt.

Marselinda Kortoçi, 27-vjeçe akuzohet se u ka marrë 188 qytetarëve shuma të konsiderueshme parash për t’i çuar në pushime verore në Sharm El Shaik të Egjiptit. Ndërkohë që kompania nuk ka zbatuar detyrimet për kthimin e tyre, pasi pretendon se ka falimentuar, raporton Noa.al.

Sipas policisë, më 2 gusht 2012 kompania ka nisur 188 qytetar për në Egjipt me pagesat prej 316 deri 600 euro.

Agjencia ka paguar vetëm ditët e qëndrimit në Egjipt dhe nuk ka paguar kthimin e tyre. Pasagjerët janë kthyer me shpenzimet e tyre, duke paguar 250 euro për transportin. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.