Thirrja për të rishikuar historinë është pa vend!

20:25 / 17.08.2012
Historiani i njohur shqiptar, Kristo Frashëri, e vlerësoi si të panevojshme thirrjen e autoriteteve për të rishikuar historinë. Profesori 92-vjeçar tha se historianët janë vetë të kujdesshëm për këtë çeshtje dhe të gjithë kanë reflektuar, veçanërisht tani në 100-vjetorin e Pavarësisë.

“Shpallja e pavarësisë është një ngjarje e rëndësishme historike, madje mund të them si historian se ajo është ngjarja më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Shpallja e pavarësisë është si lindja e një fëmije, është rezultat i një procesi të gjatë ekonomik, politik, shoqëror dhe kulturor. Është dalja e një populli në arenën e historisë si një popull i pavarur me vlerat, meritat edhe me dobësitë e veta”, tha Frashëri në një intervitë për Zërin e Amerikës.

I pyetur se cili është komenti juaj lidhur me debatet dhe kërkesat që dëgjohen në qarqet shtetërore, politike dhe akademike për nevojën e një rishikimi të historisë, veçanërisht për disa ngjarje dhe figura të caktuara në historinë e Shqipërisë, Frashëri ka thënë se thirrja për të rishikuar historinë është krejt pa vend.

“Historia qysh kur ka lindur ka ndjerë nevojën e rishikimit. Jo sot, por qysh në kohën antike gjenden tekste që e rishikojnë historinë. Aq më tepër sot kur historiografia, si mjeshtëri e të shkruarit, ka edhe kërkesat e veta që ndryshojnë sipas kohës. Prandaj, kërkesa apo thirrja për të rishikuar historinë nuk më duket e drejtë. Ose më mirë të them, është pa vend. Historinë e shkruajnë historianët në të njëjtën kohë në mënyra të ndryshme”.

“Tjetër punë është historia që mësohet në shkollë. Ajo është unike. Atë duhet ta miratojë jo qeveria, por duhet ta miratojë akademia, e cila supozohet që të jetë jashtë politikës. Sepse edhe qeveria ka preferencat e veta për të kaluarën, për partitë, për njerëzit. Nuk është nevoja që t’u bëhen thirrje historianëve. Unë e kam rishikuar historinë pa më thirrur kurrkush. Edhe kolegët e mi e rishikojnë historinë pa i thirrur kurrkush”.

“Prandaj, do të bëjë mirë politika, dhe e ka për detyrë, të mos ndërhyjë në shkrimet historike; të mos thotë kjo vlen, ajo s’vlen. Qeveria nuk ka për detyrë ky vlen dhe ai nuk vlen; se për shembull Fan Noli është figurë e madhe, ose është një figurë jo e madhe. Këtë nuk i takon ta vlerësojë një qeveria demokratike. Qeveritë që flasin për këto dhe ndërhyjnë, e shkelin parimin demokratik të paanësisë së historisë si shkencë”. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Kristo Frashëri
Kristo Frashëri
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.