Huffington Post: 10 arsyet për të vizituar Shqipërinë në 2013-ën

21:06 / 27.12.2012

E izoluar për dekada nën diktaturën e pashpirt të komunistëve, Shqipëria hapi dyert në vitet 1990 dhe që prej atëherë po punon për të kapur pjesën tjetër të Evropës. Në një vizitë të fundit, shumë banorë ankoheshin se vendi duhet të kishte ecur më shpejt. Për turistët kjo është arsye për ta vizituar, para se autobusët e mbushur me turistë të zbulojnë vendet e bukura sekrete dhe të kthehen në destinacione me shumë njerëz.

Lexoni 10 arsyet pse duhet vizituar Shqipëria gjatë 2013-s. Nëse shkon, padyshim që do të kthehesh me më shumë arsye. Është vend i lezetshëm për turistët, por kërkohet durim.

10. Bukuria natyrore

Bukuria e Shqipërisë është e zymtë, e egër dhe e shkretuar nga Alpet në Veri tek Liqeni artificial Komani apo dhe plazhet në Adriatik apo Jon.

9. Pasuria kulturore

Vendi është i mbushur me gërmadha antike, më i njohuri është Butrinti, që mbrohet dhe nga UNESCO. Më pak e eksploruar është Apollonia, dikur porti i Korinthias por uji është tërhequr dhe tani është tokë. Pastaj vijnë qytetet historike Berati dhe Gjirokastra, me arkitekturë unike Osmane, që gjithashtu mbrohen nga UNESCO.

8. Kontrasti

Pjesa magjepsëse e Shqipërisë janë pengesat e saj për të arritur progresin e shekullit të 21. Komunizmi ka vdekur dhe teoritë konspirative vijnë nga mungesa e tij dhe shqiptarët kanë nxituar të përqafojnë kapitalizmin. Në kryeqytet, Tiranë, është e vështirë të gjesh dikë pa telefon celular.

7. Tradita

Nëse të pëlqen e kaluara më shumë se e ardhmja, koha nuk ka ecur dhe aq shumë. Fermerët kanë pak pajisje mekanike dhe akoma toka punohet siç bënin stërgjyshet e tyre. Në qytet karrocat me gomarë garojnë me automobilat në rrugët me trafik. Në Aple, shtëpitë mund të mbeten të izoluar për shumë javë në dimër, aq sa kanë mbetur për shekuj. Në veri femrat vazhdojnë të kultivojnë një pjesë të mirë të ushqimit dhe të bëjnë verë me mënyrën e stërgjysheve të tyre.

6. Banorë miqësorë

Vendi ende nuk ka turistë me tepricë dhe njerëzit janë të ngrohtë dhe mirëpritës dhe në shumicë kuriozë. Ata janë të pirur të kënaqin vizitorët dhe të heqin reputacionin e vendit të rrezikshëm dhe që është në konflikt.

5. E sigurt

Në vitet 1990 kishte arsye serioze për sigurinë kur skema e piramidave rrënoi familjet dhe u mori kursimet e tyre të jetës, duke shkaktuar dhunë në rrugë dhe armatosjen e popullsisë. Gjërat e qetësuan dhe sot, edhe pse “toka e keqe” e Bajram Currit njihet për dhunën më të keqe, janë aq të rrezikshëm sa një akullore në një fundjavë të nxehtë.

4. Shumëllojshmëria

Gjatë fundit të shekullit 20, besimi ishte i ndaluar nga regjimi i Enver hoxhës dhe Shqipëria u bë zyrtarisht vend ateist. Religjioni është kthyer, por jo me hakmarrje. Edhe pse më shumë se gjysma është myslimane, Shqipëria është shtet ballëlartë laik dhe i pa trazuar nga çështje të besimit.

3. Aventurë

Thuhet se Shqipëria është destinacioni i radhës në Evropë për aventura, nga një pjesë për shkak të bukurisë së saj natyrore dhe nga ana tjetër se ka shumë gjëra për të bërë. Ka plazhe të boshatisura dhe të largëta. Është parajsë për rafting dhe kajak.

2. Koha

Rrugët dhe rezortet e Shqipërisë nuk janë të mbushura me autobusë me turistë – ende. Por kjo nuk do të zgjasë dhe vendi i vogël mund të dyndet me turistë.

1. Përballueshmëria

Shqipëria mbetet relativisht e lirë, e fundit për sa i takon standardeve Evropiane. Çmimet janë rreth 30% deri në 50% më lirë se në vendet fqinje si Kroacia, Greqia apo Italia dhe në këto kohë me ekonomi të turbullt, Shqipëria është me leverdi. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.