Gjyqtarja digjet me acid në Vlorë
Një incident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një person ende i pa identifikuar e ka djegur gjyqtaren Mirela Mishgjoni duke i hedhur acid në fytyrë dhe kraharor. Dyshohet se veprimi ndaj gjykatëses lidhet me detyrën që ajo kryen në Gjykatën e Shkallës së Parë në qytetin bregdetar.
Gjyqtarja Mirela Mishgjoni aktualisht po merr ndihmën mjekësore në spital si pasojë e plagëve të marra nga sulmi i rëndë. /Telegrafi/