Tropojanët dhe kuksianët: Mësyjnë Francën si refugjatë

22:59 / 27.01.2013
Nga muaji maj i vitit të kaluar, e deri më tani, fluksi i emigrantëve nga Tropoja për në shtetin francez ka shënuar rritje. Pothuajse nga çdo fshat e komunë, familje të tëra janë nisur drejt Francës. Familjarët që kanë arritur tashmë në shtetin francez, janë shprehur se ndodhen në kampe, të grumbulluar në qytete të ndryshme, dhe trajtohen se si refugjatë. Sipas tyre, deri në muajin mars autoritetet franceze do merren me dokumentacionin e tyre dhe pastaj do vendoset në bazë të legjislacionit për refugjatët.

Pothuajse nga çdo fshat dhe komunë e nënprefkturës Tropojë, të qarkut Kukës, kanë emigruar kryefamiljarë me familjet e tyre, kryesisht të papunë e që trajtohen me ndihmë ekonomike. Statistika të sakta nuk disponohen sipas drejtuesve të pushtetit vendor, por mendohet se janë 80-100 familje me 400-500 banorë, kryesisht nga bashkia Bajram Curri, komuna Bujan, Tropojë, Bytyç, Llugaj etj.

Emigrimi i banorëve nga Tropoja vazhdon edhe në këto ditë janari. S.H., banor i lagjes “Partizani”, kryefamiljar me tre fëmijë dhe bashkëshorten, thotë se deri në fund të muajit janar do sigurojë një sasi të hollash dhe do niset familjarisht drejt Francës, raporton Shekulli.

“Kam përgatitur të gjitha dokumentet që më ka sugjeruar një avokat shqiptar me banim në shtetin francez, kuptohet kundrejt pagesës. Më kanë premtuar se do sistemohem në punë dhe me strehim, duke pasur parasysh se dokumentet që disponoj më japin të drejtën e refugjatit në bazë të konventave ndërkombëtare”, thotë ai.

Fluksi i emigrantëve në rritje ka një emërues të përbashkët: gjendja e rënduar ekonomike, kryesisht papunësia në zonat rurale të prefekturës së qarkut Kukës. /Telegrafi/


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv
 
 
Magazina
18:24 / 19.06.2013
Iggy Azalea

Iggy Azalea nuk ka operuar prapanicën

Reperja australiane, Iggy Azalea, ka hedhur poshtë spekulimet se ajo ka rritur prapanicën e saj me implante të silikonit.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.