Një vjet qeveri, kritikon PDSH-ja

17:15 / 29.07.2012
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) i ka bërë një përmbledhje një vjetorit të qeverisjes VMRO-DPMNE e BDI. Sipas partisë së Thaçit, ka qenë ky një vit më i rëndi për shqiptarët ne këto 20 vitet e fundit dhe një vit, siç u tha, “BDI me servilitetin e vet i mundësoi VMRO-së dhe Gruevskit të finalizojnë projektin e funksionimit të Maqedonisë si shtet etnik vetëm i maqedonasve”.

“Më 1 maj të këtij viti qeveria inskenoi aksionin famëkeq policor i quajtur ‘Monstër’. Udhëheqësit e këtij aksioni Gordana Jankulovska dhe Xhelal Bajrami pa pasur asnjë fakt, pa pasur asnjë dëshmi dhe me qindra forca policore bastisën shtëpi të shqiptarëve ku u arrestuan 20 shqiptarë, ndër ta pamë të tërhiqen zvarrë dhe të keqtrajtohen edhe gra shqiptare.

Që e keqja të mos ngel me kaq këta të arrestuar u shpallën fajtorë për radikalizëm islamik dhe terrorizëm në të njëjtën ditë nga ana e Jankulovskës dhe zëvendësit të saj nga BDI. Dhe sot 3 muaj pas këtij aksioni opinionit nuk i është prezantuar as edhe një fakt që ndërlidhet me terrorizëm edhe radikalizëm islamik”, tha në konferencën e sotme për shtyp, nënkryetari i PDSH-së Imer Aliu.

“Asnjë investim shtetërorë, përkundrazi orientim të investimeve të huaja në vendbanimet maqedonase, ndërsa zona ekonomike e Tetovës prej themelimit të saj në 2007, me gjithë atë potencial të madh investues, BDI-ja e shndërroi në depo hedhurinash.

Edhe këtë vit vazhdoi projekti i shkatërrimit të arsimit shqip, si atij fillor të mesëm e në veçanti atij të lartë, ku në krye të institucionit më të lartë arsimor të shqiptarëve në Maqedoni sot kemi një person i cili njihet për gjithçka tjetër, përpos të qenit njeri akademik”, shtoi më tej Aliu, transmeton “Zhurnal”.

Sipas Aliut, diskriminimi i shqiptarëve ka marrë përmasa të një apartheidi të organizuar shtetërorë dhe si pasojë shqiptarët privohen edhe nga të drejtat më elementare njerëzore.

“Shqiptarët dhe vendbanimet shqiptare përballen me mungesa elementare si ujë, rrugë, shkolla, spitale, kurse maqedonasit investojnë qindra miliona euro ne ngritjen e kultit të historisë dhe identitetit kontestues”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:09 / 20.05.2013
Rod Stewart, Foto: PCN

Stewart kthehet në krye të top-listave

Rokeri legjendar, Rod Stewart, është kthyer në maje të top-listave britanike me albumin e ri me titull “Time”.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.