BDI e PDSH bashkohen për Strugën

21:15 / 16.03.2013
Kryetari i Komunës së Strugës do të jetë shqiptar. Kështu kanë deklaruar kandidatët e BDI-së dhe PDSH-së, duke u shprehur të gatshëm jo vetëm të mbështesin, por edhe të bëjnë bashkërisht fushatë me kandidatin që do të kaloj në rrethin e dytë zgjedhor.

Dy kandidatët këto komente i bënë në një tribunë të organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës me temë: “Me Strugën, për Strugën”, i cili, përfundoi me shtrëngim duarsh nga dy kandidatët për kryetar komune.

Kandidati i Bashkimit Demokratik për integrim, Arben Labënishti, tha se do të mbështes kundër-kandidatin e vet nëse ai do të kalonte në raundin e dytë. Labënishti tha se është i gatshëm që edhe fushatën ta bëjë bashkë me të, që Struga nesër të qeveriset nga Shqiptarët, shkruan Zhurnal.

“Struga është e shqiptarëve, shqiptarët janë shumicë në Strugë, atë na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë... Ai që nesër do të marrë një votë më shumë në raundin e parë, në raundin e dytë bashkërisht ta bëjmë fushatën. Po them të shkojmë fshat më fshat në interes të shqiptarëve, në interes të fitores të kryetarit shqiptar për të menaxhuar Strugën nesër”, deklaroi Arben Labënishti, kandidat i BDI-së për Strugën.

Në tribunën e organizuar para intelektualëve, biznesmenëve dhe studentëve, dy kandidatët prezantuan programin e tyre zgjedhor për mandatin e ardhshëm katërvjeçar në komunën Strugës.

Ndryshe, gatishmëria e partive shqiptare për të bashkëpunuar në rrethin e dytë zgjedhor vjen pas koalicionit mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për të dalë me një kandidatë të përbashkët në Strugë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.