“Shtohen divorcet, për faj të grave”

21:25 / 7.05.2013

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë dënuar deklaratat e peshkopit të Kishës Ortodokse Maqedonase, i cili ka fajësuar gratë për rritjen e normës së divorceve, duke u përpjekur të jenë në pozita të barabarta me burrat.

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe një koalicion i OJQ-ve për të drejtat e grupeve të margjinalizuara, thanë se vërejtjet e peshkopit Petar minojnë barazinë kushtetuese të grave dhe të drejtën e tyre për të zgjedhur.

Peshkopi, duke komentuar statistikat e divorceve tha se "për fat të keq shumë martesa po zgjidhen për shkak të kotësisë, sepse dy partnerët duan të jenë në krye, duke harruar se gruaja duhet të kujdeset për fëmijët dhe familjen dhe duhet të jetë e varur nga burri”.

"Kjo nuk do të thotë se ajo është e privuar nga të drejtat e saj”, shtoi ai. “Ajo gëzon të drejta edhe më të mëdha se burri, sepse rritë fëmijët dhe është shpirti i familjes”.

OJQ-të deklaruar se “komentet dhe thirrjet e tilla ndaj grave që të kthehen në sistemin tradicional të vlerave dhe të përjashtimit social të saj nuk janë asgjë tjetër veçse një degradim i vlerave të dhe kontributeve e tyre në shoqëri”. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.