Prodhuesit e shfletuesve të internetit ankohen në Windowsin e ri
Kompania Microsoft për disa vjet rresht Bashkimit Evropian i paguan gjoba të mëdha për shkak të mënyrës se si janë programuar disa nga aplikacionet e saj, siç janë Windows Media Player e Internet Explorer, në pozita imponuese brenda sistemit të saj operativ Windows. Duket se as Windows 7 nuk do të jetë pa telashe të tilla.Nga Mozilla, prodhuesi i shfletuesit të dytë më të popullarizuar, atij Firefox, janë ankuar se Windows 7 sërish i jep përparësi të padrejtë shfletuesit të internetit Internet Explorer nga Microsoft. Akuza të ngjashme dëgjohen edhe tabori i Operas, e cila që një kohë i ankohet Komisionit Evropian për shfletuesin IE të Microsoftit dhe pozitën e tij të imponuar brenda sistemeve operative Windows.
Microsoft kishte paralajmëruar se Internet Explorer do të mund të çinstalohet lehtë nga Windowsi i ri, mirëpo, së paku tani për tani, nuk duket të jetë edhe aq thjesht.
Gjiganti softuerik nga Redmond muajin e ardhshëm do të duhet t’i përgjigjet pyetjeve të Bashkimit Evropian në lidhje me pozitën e tij monopoliste, derisa për akuzat aktuale të Mozillas e Operas nuk kanë pasur komente.
www.mozilla.org
www.opera.com
www.microsoft.com
Dërgo një koment
Telegrafi.com
Stafi
Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance, nuk do të publikohen. Telegrafi.com po ashtu mban të drejtën e fshirjes së komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, janë tendencioze ndaj personave të caktuar, ose përdoren për promovimin e ueb-faqeve të tjera.
Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit Telegrafi.com.
Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
|
|