Telegrafi.com - Teknologji
Ipko
 
   

Irani ndalon qasjen në Facebook në prag të zgjedhjeve presidenciale

Qeveria iraniane shkurtimisht e ka ndaluar qasjen në Facebook për disa ditë para zgjedhjeve presidenciale në këtë vend, njofton agjencia iraniane e lajmeve.

Me këtë hap qeveria, gjoja, dëshiron të parandalojë mundësinë që kandidati reformist Mir Hossein Mousavi ta shfrytëzojë këtë faqe shoqërimi online për fushatë të tij.

Nga Facebook ka ardhur paralajmërimi në të cilin thuhet se janë të dëshpëruar me një ndalesë të tillë, posaçërisht kur votuesit cdo ditë e më shumë kërkojnë informata për zgjedhjet dhe kandidatët në internet, Nga Teherani, megjithatë ende nuk ka ardhur asnjë koment në lidhje me këtë veprim.

Facebook aktualisht ka 175 milionë përdorues në mbarë botën. Iranianët të cilët tentojnë t’i qasen këtij rrjeti online ndeshen me porosinë në të cilën shkruan: "Qasja në këtë faqe nuk është e mundur".

Mir Hossein Mousavi, ish kryeministër iranian, është njëri prej konkurrentëve të më të fortë të presidentit aktual Mahmoud Ahmadinejad në zgjedhjet e ardhshme. Faqja e tij në Facebook ka mbi 5.000 adhurues.

Qasja në Facebook nga Irani sërish është rikthyer pas disa orëve ndërprerje.

Postuar: 6:26 / 27.05.2009 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
Raiffeisen Bank
BMW X3 M Sport
BMW X3 M Sport
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.