Nokia E71 e dekoruar me diamante
Kompania Continental Mobiles ka shndërruar modelin e celularit E71 të Nokias në një simbol shndritës përplot me diamante.Vet celulari Nokia E71 nga brendësia nuk ka ndryshuar asgjë, ende bëhet fjalë për njërën prej pajisjeve më të dëshiruara në treg, vetëm që tani do të tërheq edhe më shumë shikimet e njerëzve, posaçërisht nëse nxirret nga xhepi në ndonjë vend glamuroz.
Mirëpo, krejt çka shndrit edhe kushton qe besa, kështu që për këtë variant duhet të paguhen pak më shumë para, 5.999 funte angleze. E kujt ia ka qejfi...
Postuar: 6:35 / 27.05.2009 |
RSS