Telegrafi.com - Teknologji
Ipko
 
   

Red Hat padit Zvicrën

Red Hat dhe 18 kompani tjera padisin qeverinë e Zvicrës për nënshkrim të marrëveshjes me kompaninë gjigante Microsoft, gjoja pa konkurrim publik.

Qeveria zvicerane është gjetur në shënjestër të Red Hat dhe 18 kompanive tjera për shkak të marrëveshjes më Microsoftin e cila supozohet të ketë qenë marrëveshje e drejtpërdrejt. Organet përgjegjëse për zhvillim dhe logjistikë kanë nënshkruar marrëveshje trevjeçare me Microsoftin me vlerë prej 12.8 milionë dollarë për vit.

Pasi që për këtë punë më herët nuk është shpallur konkurs, Red Hat dhe kompanitë tjera vlerësojnë se alternativat open source ndaj zgjidhjeve të Microsoftit janë përjashtuar në mënyrë të padrejtë nga konkurrenca.

Nga qeveria zvicerane porosisin se nuk kanë pasur alternativë të vërtetë ndaj Microsoftit, mirëpo Red Hat gjithsesi kërkon prishjen e marrëveshjes dhe rifillimin e konkursit për këtë punë.

Postuar: 12:01 / 28.05.2009 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
Raiffeisen Bank
BMW X3 M Sport
BMW X3 M Sport
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.