Telegrafi.com - Teknologji
Ipko
 
   

Lansohet makina e kërkimit nga Microsoft

Makina e re e kërkimit të internet nga kompania Microsoft me emrin Bing që prej tani është në dispozicion të gjithëve, mirëpo nga premtimet të cilat i kemi dëgjuar nga Microsoft, Bing megjithatë nuk ka realizuar shumë.

Bing aktualisht është në dispozicion në disa versione. Në disa shtete paraqitet versioni i plotë, me opsione të kërkimit të video materialeve, tiketave dhe blerjeve, derisa disa përdorues mund të shohin një version të kryqëzuar e cila mund të kërkoj vetëm internetin dhe fotografitë.

Arsye për këtë është fakti se Bing është shumë i ngjashëm me makinën e vjetër të kërkimit të kompanisë Microsoft, atë Live.com (e cila tani automatikisht të ridrejton në adresën e Bing).

Rezultatet janë identike, derisa nuk ka shumë risi, posaçërisht kur bëhet fjalë për organizimin më të mirë të rezultateve për të cilën gjë është përfolur shumë në paralajmërimet fillestare.

Risitë janë shumë të vogla: nëse kaloni me mi mbi një nga rezultatet e ofruara, do të fitoni një pamje të përmbajtjes, derisa video materialet do të hapen vetvetiu në mënyrë automatike.

Nëse zgjidhni Shtetet e Bashkuara të Amerikës si lokacion tuajin, do të ju hapet organizimi më i mirë i rezultateve, të cilat janë të ndara sipas temave. Nuk jemi shumë të sigurt se si do të duket kjo në fund, derisa vet makina e kërkimit Bing është në fazën e saj të hershme të zhvillimit, kështu që duhet të pritet nëse Microsoft do të shtoj ndonjë mundësi interesante gjatë muajve në vijim.

Postuar: 11:15 / 1.06.2009 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
Raiffeisen Bank
BMW X3 M Sport
BMW X3 M Sport
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.