Soul’ster nis prodhimin
Kia Soul’ster do të mund të gjendej duke u vozitur nëpër rrugë qysh në mesin e vitit të ardhshëm.Një prej arsyeve pse prodhuesit në panaire paraqesin automjetet koncepte është që të “matin” reagimet e publikut. Kështu ata më lehtë marrin vendimin nëse një model i caktuar vlen të lëshohet në shitje apo të hidhet në mbeturina.
Koncepti shumë tërheqës Kia Soul’ster ka marrë kritika pozitive, prandaj edhe do të nis prodhimin serik. Në fakt, edhe pse prodhuesi korean ende nuk ka lëshuar asnjë deklaratë zyrtare, revistat e specializuara në Korenë e Jugut pohojnë se kjo punë ka marrë fund.

Ndryshe, udhëheqësit e Kia-s më herët kanë thënë se Soul’ster është paramenduar si automjet serik dhe se është tërësisht i përdorshëm në jetën e përditshme.
Sigurisht Soul’ster do të pësojë disa ndryshime stilistike, por jo edhe aq të mëdha.
Postuar: 12:36 / 2.06.2009 |
RSS