Telegrafi.com - Teknologji
Ipko
 
   

Konferenca e parë ndërkombëtare për Softuer të Lirë dhe të Hapur

Zhvillimi i teknologjisë informative në Kosovë nga ky vit do të ndihmohet edhe nga mbajtja e një konference vjetore mbi Softuerin e Lirë dhe të Hapur. Asociacioni Kosovar për Softuer të Lirë dhe të Hapur (FLOSSK) dhe Universiteti i Prishtinës kanë marrë përsipër iniciativën për organizimin e kësaj konference e cila ka për qëllim promovimin e Softuerit të Lirë dhe të Hapur si dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet përdoruesve vendorë dhe ndërkombëtarë të këtij softueri.

Software Freedom Conference 2009 (SFK ’09) do të organizohet këtë vit duke filluar nga ora 8 e 30 me 29 dhe 30 gusht në mjediset e Fakultetit te Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, në kuadër të Universitetit të Prishtinës. Gjatë këtyre dy ditëve do të prezantohen autorë dhe ekspertë të ndryshëm, vendor dhe ndërkombëtarë, nga fusha e Softuerit të Lirë dhe të Hapur nga të cilët vlen të përmenden: Giussepe Maxia nga Sun Microsystems i cili njëherësh është edhe menaxher i komunitetit të MySQL; Dan Charchidi nga Massachusetts Institute of Technology (MIT) i cili do të flasë për Open CourseWare (OCW); Flavia Marzano, përfaqësuese e Italisë në Komisionin Evropian për çështjet e Softuerit të Lirë dhe të Hapur si dhe Brian King nga Mozilla që do të flasë për shfletuesin Firefox dhe shtojcat (add-ons) e tij.

Gjithsejtë, do të ligjërohet për mbi 40 tema të ndryshme duke filluar nga çështjet e lidhura me Enciklopedinë e Lirë Wikipedia, GNU/Linux, licencat e pronësisë intelektuale, ndërtimin e komuniteteve, si dhe programimin në gjuhët PHP dhe Python. Të gjitha këto veçori e bëjnë këtë konferencë ndër më të mëdhatë në Evropën Juglindore.

Konferenca mbahet nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës dhe është përkrahur nga një numër i madh donatorësh, si: IPKO, Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), USAID nëpërmjet programit KPEP, Ministria e Energjisë dhe Minierave, Mozilla, Rrota, Sun Microsystems, Crimson Capital, Telegrafi.com, PCWorld Albanian, Kosovapress, si dhe Koha Ditore dhe KohaVision (KTV).

Konferenca është e hapur për pjesëmarrësit gjatë dy ditëve të mbajtjes, organizatorët rekomandojnë që të bëhet regjistrimi online ne http://sfk09.evenbrite.com. Orari i detajuar i prezantimeve si dhe informata me te hollësishme për konferencën mund të gjenden në faqen zyrtare të organizatës FLOSSK  www.kosovasoftwarefreedom.org

Postuar: 10:36 / 26.08.2009 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
Raiffeisen Bank
BMW X3 M Sport
BMW X3 M Sport
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.