Telegrafi.com - Teknologji
Ipko
 
   

Fillon punimet konferenca e lirisë së softuerit

Kanë filluar punimet e konferencës së parë ndërkombëtare të lirisë së softuerit në Kosovë, gjatë së cilës do të prezantohen e mbahen ligjërata prej disa nga liderët e industrisë së teknologjisë informative dhe komunitetit të kodit burimor të hapur, për të cilën pjesëmarrësit e kësaj ngjarje vlerësojnë si një mundësi të veçantë për të kapur dhe shtuar njohuritë mbi teknologjinë e informacionit dhe fushën e shkencave inxhinierike.

Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me shoqatën Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) kanë organizuar konferencën e parë ndërkombëtare të lirisë së softuerit në Kosovë - "Kosovo Software Fredoom '09", ku po marrin pjesë firma të njohura të zhvillimit të teknologjisë informative nga Evropa dhe vende tjera të botës.

Për dy ditë radhazi në ambientet e Fakultetit të Teknologjisë mëse 40 ligjërues të vendeve të ndryshme do të ligjërojnë në këtë konferencë tema në lidhje me zhvillimin të teknologjisë informative në botë, me qëllimin e vetëm që të ofrohet një qasje alternative e të menduarit ndryshe në zhvillimin e softuerit të lirë dhe të hapur.

Konferenca do të jetë e hapur për dy ditë radhazi në ambientet e Fakultetit të Teknologjisë dhe gjatë kësaj kohe do të mbahen ligjërata e prezantimi prej disa nga liderëve të industrisë së teknologjisë informative dhe komunitetit të kodit burimor të hapur nga e gjithë bota. /rtv21/

Postuar: 15:14 / 29.08.2009 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
Raiffeisen Bank
BMW X3 M Sport
BMW X3 M Sport
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.