Telegrafi.com - Teknologji
Vala 045
Ipko
 
   

Vjen versioni Firefox 3.6 beta 3

Në versionin e tretë eksperimental të Firefox 3.6 janë përfshirë disa përmirësime që kanë të bëjnë me stabilitetin dhe performansat e shfletuesit.

Vetëm disa ditë pas lëshimit të versionit të dytë eksperimental, Mozilla ka lëshuar edhe të tretin për versionin e 3.6 të shfletuesit të saj të internetit Firefox.

Versioni i ri sjell me vete një varg përmirësimesh që kanë të bëjnë me stabilitetin dhe performansat, si mbyllja e hartës me komponentët e shfletuesit, për të parandaluar softuer tjetër të përzihet me komponentët e shfletuesit. Me këtë do të duhej të zvogëlohej numri i “rrëzimeve” të shfletuesit si dhe të rritet siguria e tij. Është duke u folur se gjoja Mozilla është duke shikuar mundësinë që të integrojë të njëjtën gjë edhe në versionin 3.5 të shfletuesit.

Risitë tjera përfshijnë mundësinë e ekzekutim asinkron të JavaScript dhe integrimin të funksionit Personas për ndryshimin e pamjes së shfletuesit.

Në Mozilla po punojnë më nguti në përgatitje e lëshimit të versionit release kandidate (RC1) të Firefox 3.6, gjersa versioni përfundimtar pritet në fund të këtij viti.

Postuar: 15:24 / 19 Nentor 2009 | RSS

Komente (3)
liriddon:
Para 12 javëve:
katastrof ish
nuk po bajshen addons edhe themat
N1kooss:
Para 12 javëve:
ai qdo dit po ka permisime jo kty jo aty u mytum ti e Dawoldu a atyne ju rritet nr. me miljona qe e dawoldojn
VaaLi:
Para 12 javëve:
O mezi spo pres me ardh versioni 3.6 :D
Komento




Vërejtje: Telegrafi.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
ProCredit Bank
Marketing
HP ProBook
Marketing
Raiffeisen Bank
Protoscar Lampo2
Protoscar Lampo2
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
038 551 990 | info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.