Telegrafi.com - Teknologji
Vala 045
Ipko
 
   

Twingo Gordini Renaultsport tregon fytyrën

Në fillim të muajit janar të vitit të ardhshëm në Atelier Renault në Champs-Elysées në Paris, Renault do të na paraqes modelin e parë nga linja e tij Gordini - Twingo Gordini Renaultsport.

Mu siç edhe është pritur, bëhet fjalë për përmirësimet pak a shumë të natyrës kozmetike. Automjeti më i vogël i Renault do të ofrohet me të njëjtin motor 1.6 litërsh atmosferik me katër cilindra dhe 133 kuaj fuqi, por vetëm me dy ngjyra të lyerjes së jashtme – të zezë dhe të kaltër. Të dy ngjyrat përfshijnë shiritat e njohur të garave të cilat shtrihen përgjatë tërë karrocerisë.

Varësisht nga lyerja e jashtme edhe enterieri ofrohet në ngjyrë të zezë dhe të kaltër me gravurë të Gordini si dhe rrota alumini prej 17 inçësh.

Automjeti do të duhej të del në treg në muajin mars të vitit të ardhshëm me çmim tani për tani të papërcaktuar. Renault po ashtu nuk ka njoftuar nëse seria Twingo Gordini Renaultsport do të jetë e kufizuar në prodhim dhe në cilat tregje planifikon ta ofrojë atë. /Telegrafi/

Postuar: 11:35 / 26 Nentor 2009 | RSS

Komente (2)
m power , hpf , hurricane rs:
Para 10 javëve:
hehe i vogel e i mir :P
DB:
Para 10 javëve:
Twin Go!!!
Komento




Vërejtje: Telegrafi.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
ProCredit Bank
Marketing
HP ProBook
Marketing
Raiffeisen Bank
Protoscar Lampo2
Protoscar Lampo2
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
038 551 990 | info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.